Britania mbyll ambasadën e saj në Teheran, njoftimi: Do funksionojë nga distanca përkohësisht

Britania mbyll ambasadën e saj në Teheran, njoftimi: Do funksionojë nga distanca përkohësisht

Ambasada britanike në Teheran është mbyllur përkohësisht, raportoi të mërkurën Politico, duke cituar një deklaratë të një zëdhënësi të qeverisë britanike. Sipas deklaratës, përfaqësia diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar në kryeqytetin iranian do të vijojë funksionimin nga distanca. “E kemi mbyllur përkohësisht ambasadën britanike në Teheran, e cila tashmë do të operojë në mënyrë të kufizuar dhe nga distanca. Këshillat e udhëtimit të Ministrisë së Jashtme janë përditësuar për të pasqyruar këtë ndryshim në shërbimet konsullore”, thuhet në njoftim. Vendimi vjen në një periudhë tensionesh të shtuara në rajon, ndërsa autoritetet britanike nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi kohëzgjatjen e mbylljes apo arsyet konkrete të këtij hapi.