Britania e Madhe lëshon deklaratën e bujshme për vdekjen e Alexei Navalny: Kundërshtari i Putin u vra me një helm nga toksina e bretkosës
Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, është vrarë me një helm të zhvilluar nga një toksinë e nxjerrë prej një lloji bretkose, njoftoi Ministria e Jashtme britanike. Sipas autoriteteve britanike, analizat e mostrave biologjike të marra nga trupi i Navalnyt kanë zbuluar praninë e epibatidinës – një substancë shumë toksike, për të cilën Londra zyrtare thotë se “asgjë nuk e justifikon” përse u gjet në organizmin e tij, shkruan BBC. Duke folur nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, deklaroi se vetëm qeveria ruse kishte “mjetet, motivin dhe mundësinë” për të përdorur këtë toksinë vdekjeprurëse kundër Navalnyt gjatë burgimit të tij në Rusi. Ajo u takua në Mynih me bashkëshorten e tij, Yulia Navalnaya. Sipas Cooper, Moska e konsideronte Navalnyn...
Burimi:
top-channel.tv