Britani/ Një i vdekur nga stuhia ‘Goretti’, 28 000 familje pa energji elektrike

Britani/ Një i vdekur nga stuhia ‘Goretti’, 28 000 familje pa energji elektrike

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasi një pemë ra mbi makinën e tij në jug të Kornuollit, pas kalimit të stuhisë “Goretti”, e cila ka lënë ende dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike në Britaninë e Madhe. Stuhia përfshiu vendin natën nga e enjtja në të premte, me erëra që arritën 160 kilometra në orë në jugperëndim të Anglisë dhe në Uells, si dhe me reshje të dendura dëbore, akull dhe shi dje në Skoci, Uells, Irlandën e Veriut dhe në veri të Anglisë, duke shkaktuar shumë ndërprerje dhe probleme. Policia e rajonit Kornuoll dhe Devon, në jugperëndim të Anglisë, njoftoi sot vdekjen e një burri në qytetin Helston, i cili u gjet nga shërbimet e emergjencës në makinën e tij, mbi të...