Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë
Një fluturim i easyJet nga Spanja për në Londër u vonua për rreth 12 orë, pasi një pasagjere britanike 89-vjeçare u shpall e vdekur në aeroplan pak para nisjes, duke shkaktuar tronditje në fluturim. Sipas dëshmitarëve, gruaja u soll në bord me karrocë nga disa anëtarë të familjes së saj, të cilët i thanë stafit se ajo nuk ndihej mirë dhe po flinte. Disa pasagjerë kanë pretenduar se ajo kishte ndërruar jetë përpara hipjes në aeroplan, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kompania ajrore. EasyJet deklaroi se pasagjerja kishte një certifikatë mjekësore që e shpallte të aftë për të fluturuar dhe se ishte gjallë në momentin e hipjes në bord. Sipas kompanisë, vetëm pasi avioni kishte filluar lëvizjen drejt pistës, gruaja kërkoi ndihmë mjekësore dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. ...