Bota në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për tarifat e Trump, zyrtari i lartë amerikan: Do zëvendësohen me taksa të reja nëse shpallen të paligjshme

Bota në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për tarifat e Trump, zyrtari i lartë amerikan: Do zëvendësohen me taksa të reja nëse shpallen të paligjshme

Administrata Trump do të vendosë menjëherë tarifa të reja nëse Gjykata Supreme i rrëzon ato të mëparshmet, tha Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamison Greer, në një intervistë me New York Times. Gjykata Supreme pritet të vendosë për tarifat në javët e ardhshme. Greer tha se administrata “do të fillojë të nesërmen” pas vendimit duke zëvendësuar tarifat me lloje të tjera tarifash. Megjithatë, i dërguari shprehu optimizëm se Gjykata Supreme do të vendosë në favor të administratës. Nëse jo, ai dhe këshilltarë të tjerë të presidentit i kanë dhënë atij “shumë mundësi të ndryshme” për arritjen e qëllimeve të tij tregtare, që do të thotë se presidenti mund t’u drejtohet autoriteteve të ndryshme ligjore për të vendosur tarifa të ngjashme në nivel global. “Realiteti është...