Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Situata në Lindjen e Mesme ka arritur në një pikë kritike pas ultimatumit të fundit të Presidentit Donald Trump drejtuar Iranit. Ndërsa kriza në Ngushticën e Hormuzit po paralizon tregjet globale, Uashingtoni dhe Teherani kanë shkëmbyer kërcënime të drejtpërdrejta për goditjen e infrastrukturës civile dhe energjetike, duke ngritur alarmin për krime të mundshme lufte dhe një kolaps ekologjik në rajon. Ultimatumi 48-orësh i Uashingtonit Presidenti Trump, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, i ka dhënë afat Teheranit deri të martën në mesnatë për të rihapur plotësisht Ngushticën e Hormuzit për të gjitha anijet. Në të kundërt, SHBA ka kërcënuar se do të “shkatërrojë” termocentralet kryesore të Iranit. Objektivi është infrastruktura civile, duke filluar nga centralet më të mëdha elektrike. Ambasadori në OKB, Mike Waltz, deklaroi...