Bota mund të mos ketë kohë të përgatitet për rreziqet e inteligjencës artificiale

Bota mund të mos ketë kohë të përgatitet për rreziqet e inteligjencës artificiale

Rreziqet që vijnë nga zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale të avancuar mund të tejkalojnë aftësinë e qeverive dhe shoqërive për t’u përgatitur, paralajmëron një ekspert i lartë britanik i sigurisë së teknologjisë. David Dalrymple, drejtor programi dhe ekspert i sigurisë së inteligjencës artificiale (IA) në agjencinë kërkimore Aria të Mbretërisë së Bashkuar, ka deklaruar për The Guardian se kapacitetet e teknologjisë po rriten me ritme alarmante. Sipas tij, sistemet e avancuara të IA-së po shkojnë drejt aftësisë për të kryer të gjitha funksionet që sot realizohen nga njerëzit, madje më shpejt, më lirë dhe me cilësi më të lartë. “Ne rrezikojmë të tejkalohemi në të gjitha fushat kyçe që na mundësojnë kontrollin mbi shoqërinë, ekonominë dhe planetin”, tha Dalrymple. Eksperti vëren se ekziston një...