Bordi i Paqes për Gazën do të drejtohet nga diplomati bullgar me përvojë të gjatë, Nickolay Mladenov

Bordi i Paqes për Gazën do të drejtohet nga diplomati bullgar me përvojë të gjatë, Nickolay Mladenov

Një ish-emisar i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme është zgjedhur për ta drejtuar Bordin e Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump, për mbikëqyrjen e armëpushimit në Gaza, tha të enjten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Emërimi i diplomatit bullgar, Nickolay Mladenov, shënon një hap të rëndësishëm para për planin e paqes të Trumpit për Lindjen e Mesme, i cili ka lëvizur ngadalë që nga arritja e armëpushimit në tetor, kur iu dha fund më shumë se dy vjetëve luftime mes Izraelit e Hamasit, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”. Netanyahu e dha njoftimin pas takimit me Mladenovin në Jerusalem, duke e identifikuar atë si drejtor të përgjithshëm “të zgjedhur” të bordit me të cilin synohet mbikëqyrja e zbatimit të fazës së dytë dhe shumë më...