Bora dhe akulli shkaktojnë kaos në Europë

Bora dhe akulli shkaktojnë kaos në Europë

Bota E Hënë, 5 Janar 2026 16:11 Bora, shiu dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar kaos në shumë vende të Europës, ndërsa njerëzit u kthyen në punë pas pushimeve. Rreth 450 fluturime u anuluan në aeroportin ”Schiphol” të Amsterdamit, dhe shërbimet e trenave në kryeqytetin holandez dhe rajonin e Utrehtit u pezulluan. Ka vonesa në shërbimet hekurudhore në Poloni. Në Republikën Çeke, temperaturat u ulën në minus 30,6 gradë celsius në pyjet bohemiane, në kufi me Gjermaninë. Aksidente të shumta ndodhën në rrugët e ngrira, sidomos në zonat e ulëta malore. Në Skoci, qindra shkolla mbetën të mbyllura në mëngjes për shkak të kushteve të pafavorshme. Ndërprerje lokale u shënuan edhe në Francë, ndërsa dëbora e madhe mbuloi Ballkanin, veçanërisht Bosnje-Hercegovinën dhe Rumaninë. Në Suedi,...