Bomba artizanale te shtëpia e Mamdanit, dy të rinj akuzohen për terrorizëm
Dy burra janë akuzuar për vepra terrorizmi pasi policia tha se ata tentuan të kryenin një sulm me bombë gjatë një proteste pranë shtëpisë së kryebashkiakut të Nju Jorkut, një sulm që dyshohet se ishte frymëzuar nga grupi terrorist Islamic State (IS). Policia në Nju Jork arrestoi dy të rinj të dyshuar për tentativë sulmi me mjete shpërthyese pranë godinës ku banon kryebashkiaku Zohran Mamdani. Sipas autoriteteve, ata kishin me vete tre pajisje shpërthyese të improvizuara, por asnjëra prej tyre nuk shpërtheu. Të dyshuarit, 18-vjeçari Emir Balat dhe 19-vjeçari Ibrahim Kayumi, thuhet se u kanë thënë policëve se synonin që sulmi i së shtunës të ishte “edhe më i madh” se Boston Marathon bombing i vitit 2013, ku mbetën të vrarë tre persona. Ngjarja ndodhi...
Burimi:
syri.net