Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Problemet me energjinë elektrike dhe një tren i bllokuar kanë ndërprerë trafikun hekurudhor që rrjedh përmes tunelit nënujor që lidh Mbretërinë e Bashkuar me Evropën të martën, teksa operatori i trenave të pasagjerëve “Eurostar” ka pezulluar për një kohë të pacaktuar shërbimet e tij për në Londër gjatë periudhës së ngjeshur të festave të fundvitit. Eurostari për ndërprerjen ka fajësuar “problemet e furnizimit me energji elektrike në Tunelin e Kanalit” dhe atë që e quajti një tren të prishur të operuar nga “LeShuttle”, i cili transporton automjetet në hekurudhë përmes tunelit, për në nga portin francez i Calais dhe porti britanik i Folkston. Operatori i Tunelit të Kanalit, “Eurotunnel”, ka thënë në një deklaratë të veçantë se problemi me furnizimin me energji ka filluar gjatë...