Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Bllokohet aksi Kakavijë–Janinë/ Shkak: Protesta e fermerëve
Policia Kufitare e Kakavijës njofton qytetarët se aksioni rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për 48 orë, duke filluar nga ora 12:00 (ora greke). Bllokimi vjen për shkak të protestës së fermerëve grekë, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera për të shmangur vonesat.