Bllokohen mbi 240 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rritet tranziti i atyre kineze

Bllokohen mbi 240 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rritet tranziti i atyre kineze

Lufta në Lindjen e Mesme, e cila shpërtheu më 28 shkurt, ka shkaktuar tronditje serioze në lundrimin detar në Gjirin Persik. Më shumë se 240 anije transporti mallrash me kapacitet mbi 25.000 ton (DWT) rezultojnë të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit. Të dhënat janë bazuar në sinjalet AIS të anijeve, megjithatë ekziston mundësia që numri real të jetë edhe më i lartë, pasi disa anije mund të kenë çaktivizuar transmetuesit e tyre për arsye sigurie. Pavarësisht ngadalësimit të përgjithshëm të trafikut detar, një numër i vogël por në rritje i anijeve po përpiqet të kalojë ngushticën. Gjatë javës së parë të krizës u regjistrua mesatarisht kalimi i një anijeje në ditë. Në ditët e fundit ky ritëm është rritur në dy anije në ditë, ndërsa...