Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë 121 milionë euro
kuvendi i kosoves KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në vlerë prej 33 milionë eurosh. Por, e gjithë puna e Kuvendit është e ngrirë deri në këtë datë nga Gjykata Kushtetuese, përmes masës së përkohshme të vënë pas kontestimit të dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë. Marrëveshja për projektin që prek KEK-un, është njëra nga tetë sosh sa i ka legjislatura aktuale në sirtarët e saj. Ndër to është janë edhe: Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes; Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor; Dy amendamente të...
Burimi:
zeri.ai