Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Bllokada e SHBA-së ndaj eksporteve të naftës venezueliane, reagon Karakasi: Transportimi te partnerët ndërkombëtar vijon pa problem
Qeveria e Venezuelës siguroi të mërkurën se bllokada detare e shpallur nga Shtetet e Bashkuara, një veprim i denoncuar nga Presidenti Nicolas Maduro, duke e quajtur atë një “kërcënim të menjëhershëm për sovranitetin kombëtar, ligjin ndërkombëtar dhe paqen”, nuk ka ndikuar, të paktën deri në këtë fazë, në eksportet e naftës, burimin kryesor të vendit amerikano-latin. “Eksportet e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj po ecin pa probleme. Anijet cisternë të naftës vazhdojnë të lundrojnë në siguri të plotë”, siguroi kompania shtetërore e naftës PdVSA. E projektuar për të tharë të ardhurat e Karakasit, bllokada u njoftua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili që nga vera ka urdhëruar përqendrimin e trupave ushtarake në Karaibe, pranë brigjeve të Venezuelës. OKB bëri thirrje dje për...