Bisedimet Ukrainë-Rusi, Witkoff: U dakordësua shkëmbimi i 314 të burgosurve
Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për shkëmbimin e 314 të burgosurve, në shkëmbimin e parë të këtij lloji pas pesë muajsh, njoftoi i dërguari presidencial amerikan, Steve Witkoff. Ai e përshkroi rezultatin si fryt i bisedimeve të detajuara, duke theksuar se edhe pse ka ende punë për t’u bërë, ky hap tregon se diplomacia e vazhdueshme po sjell rezultate konkrete dhe po avancojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Witkoff shtoi se diskutimet do të vazhdojnë dhe në javët në vijim, duke treguar angazhimin e vazhdueshëm të palëve për gjetjen e një zgjidhjeje. Ndërkohë negociatorët ukrainas dhe rusë nisën këtë të enjte ditën e dytë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA në Emiratet e Bashkuara Arabe, me synim...
Burimi:
top-channel.tv