Bisedimet trepalëshe në Gjenevë, SHBA pret propozimet e Iranit për një marrëveshje të re bërthamore: Është bërë përparim, por…

Bisedimet trepalëshe në Gjenevë, SHBA pret propozimet e Iranit për një marrëveshje të re bërthamore: Është bërë përparim, por…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që qeveria iraniane të paraqesë propozime të detajuara për të ngushtuar dallimet mes palëve, pas raundit të fundit të bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë, njoftuan zyrtarë amerikanë. “Është bërë përparim, por mbeten ende shumë detaje për t’u diskutuar. Iranianët thanë se do të kthehen brenda dy javësh me propozime konkrete për të adresuar disa nga boshllëqet në qëndrimet tona”, deklaroi një zyrtar amerikan. Megjithëse rezultati i takimit u vlerësua si pozitiv, zhvillimet vijnë në një kohë kur ushtria amerikane po forcon praninë e saj në Lindjen e Mesme. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për një rezultat “shumë traumatik” nëse nuk arrihet një marrëveshje në javët e ardhshme. Sipas raportimeve, përmes ndërmjetësve para takimit, pala iraniane ka sinjalizuar mundësinë...