Bisedimet trepalëshe me SHBA dhe Rusinë, delegacioni i Ukrainës niset drejt Gjenevës

Bisedimet trepalëshe me SHBA dhe Rusinë, delegacioni i Ukrainës niset drejt Gjenevës

Ekipi negociator i Ukrainës është nisur drejt Gjenevës për një raund të ri bisedimesh trepalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë. Lajmin e bëri të ditur kreu i delegacionit, Rustem Umerov, i cili publikoi gjatë natës një foto në Telegram së bashku me anëtarët e ekipit. Në mesazhin e tij ai theksoi se delegacioni është në rrugë për në Gjenevë dhe se përpara i pret një tjetër raund i rëndësishëm negociatash. “Rrugës për në Gjenevë. Përpara është raundi i radhës i negociatave. Gjatë rrugës do të diskutojmë mësimet e historisë sonë dhe do të nxjerrim përfundimet e duhura. Interesat e Ukrainës duhet të mbrohen”, shkroi Umerov. Pjesë e delegacionit ukrainas janë gjithashtu: Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake; Andriy Hnatov, gjeneral major i...