Bisedimet Rusi-Ukrainë, Witkoff: Përparim domethënës në ditën e parë
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, tha se dita e parë e rundit të fundit të bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, që ndërmjetësohen nga Uashingtoni, “solli përparim domethënës” në ndaljen e luftës. Delegacionet e dy shteteve pritet të vazhdojnë bisedimet në Gjenevë të Zvicrës përmes grupeve punuese më 18 shkurt. Witkoff tha përmes një postimi në X se “të dyja palët u pajtuan të informojnë udhëheqësit e tyre dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një marrëveshjeje”. “Diskutimet u përqendruan në çështje praktike dhe mekanizma për zgjidhje të mundshme”, tha kryenegociatori ukrainas, Rustem Umerov, përmes një postimi në rrjetet sociale. Mediat ruse cituan një burim nga delegacioni rus të ketë thënë se bisedimet zgjatën për gjashtë orë dhe se ishin “shumë të...
Burimi:
top-channel.tv