Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Bisedimet për paqe/ Zelensky njoftoi takimin me Trump, Rusia sulmon gjatë natës Kievin
Rusia ka ndërmarrë një sulm të madh ajror ndaj Kievit gjatë natës, vetëm pak orë para takimit të paralajmëruar mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili pritet të zhvillohet të dielën në Florida. Sulmi vjen në një moment kritik, teksa po intensifikohen përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës që po vazhdon prej gati katër vitesh. Autoritetet në Kiev njoftuan se nga sulmi me raketa dhe dronë janë plagosur të paktën tetë persona. Në disa zona të qytetit shpërthyen zjarre, u dëmtuan ndërtesa banimi dhe objekte biznesi, ndërsa banorët u detyruan të strehohen në stacione metroje. Shërbimet emergjente konfirmuan evakuimin e të moshuarve nga një shtëpi kujdesi për shkak të flakëve. Zelensky ka deklaruar se plani 20-pikësh i paqes,...