Bisedimet për fundin e luftës, raund i ri negociatash Rusi-Ukrainë-SHBA
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një raund i ri bisedimesh mes Moskës, Kievit me ndërmjetësimin e Uashingtonit do të mbahet më 4 dhe 5 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Ne presim që pala amerikane të jetë po aq aktive, dhe veçanërisht kjo vlen për masat e de-përshkallëzimit, uljen e sulmeve. Dhe shumë varet nga ajo që pala amerikane do të arrijë, në mënyrë që njerëzit t’i besojnë si procesit ashtu edhe rezultateve, natyrisht”, tha Zelensky. Negociatat e drejtpërdrejta që përfshijnë Moskën dhe Kievin, së bashku me përfaqësues amerikanë, rifilluan në Abu Dhabi më 23–24 janar. Takimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë kanë qenë të rralla që nga nisja agresionit ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Por pavarësisht përpjekjeve për fundin...
Burimi:
vizionplus.tv