Bisedimet në Gjenevë, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupat e ushtarëve të vdekur

Bisedimet në Gjenevë, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupat e ushtarëve të vdekur

Rusia dhe Ukraina kanë kryer një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të vrarë në luftë. Sipas ndihmësit të Kremlinit, Vladimir Medinsky, trupat e 1000 ushtarëve ukrainas janë dorëzuar autoriteteve në Kiev. Në këmbim, Moska ka marrë trupat e 35 ushtarëve rusë të vrarë. Medinsky e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Telegram, ku publikoi edhe një foto nga procesi i dorëzimit. Në imazh shihen pjesëtarë të ekipeve speciale të veshur me kostume mbrojtëse nga substancat e rrezikshme, teksa transportojnë një nga trupat. Shkëmbimet e trupave të ushtarëve të vrarë janë ndër të paktat forma bashkëpunimi mes Moskës dhe Kievit që kanë vijuar pavarësisht luftimeve të ashpra në terren. Top Channel