Bisedimet bërthamore në Gjenevë, Irani: U dakordësuan parimet udhëzuese me SHBA
Irani njoftoi se gjatë bisedimeve indirekte me Shtetet e Bashkuara në Gjenevë është arritur një mirëkuptim mbi “parimet kryesore udhëzuese” për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për programin bërthamor Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se ende mbetet punë për t’u bërë drejt një marrëveshjeje. Nga ana e tyre, SHBA nuk kanë komentuar publikisht deri tani. Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, vendi që ndërmjetëson negociatat, deklaroi se bisedimet “përfunduan me progres të mirë drejt identifikimit të objektivave të përbashkëta dhe çështjeve teknike përkatëse”. Takimi u zhvillua pas kërcënimeve të përsëritura ushtarake nga SHBA ndaj Iranit, në lidhje me shtypjen e protestave antiqeveritare dhe aktivitetet bërthamore të Teheranit. Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar më herët se beson që Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje....
Burimi:
top-channel.tv