Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme të reja
Bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur në Emiratet e Bashkuara Arabe, disa orë pasi forcat ruse kryen sulme të reja në mbarë Ukrainën. Negociatat e drejtpërdrejta mes Moskës dhe Kievit, me përfshirjen e përfaqësuesve amerikanë, rifilluan në Abu Dabi më 23-24 janar. Takimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë kanë qenë të rralla që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Negociatori kryesor i Ukrainës, Rustem Umerov, konfirmoi në X se negociatat kanë nisur, duke thënë se negociatorët nga Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja kanë nisur takimin në formatin trepalësh. “Më pas vjen puna e grupeve të ndara sipas temave të caktuara, pas së cilave është planifikuar sinkronizimi i përbashkët...
Burimi:
syri.net