Bisedime për paqe për Ukrainën në Abu Dhabi, ministri gjerman i Mbrojtjes: Rusia nuk po tregon vullnet real
Në Abu Dhabi janë planifikuar sërish bisedime për përfundimin e luftës në Ukrainë, por Gjermania shpreh skepticizëm të fortë për qëndrimin e Rusisë. Pak para takimit të së dielës, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, vuri në dyshim gatishmërinë reale të Moskës për një armëpushim dhe një zgjidhje paqësore. Në një deklaratë për rrjetin redaksional gjerman Deutschland (RND), Pistorius tha se, pavarësisht përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të shtyrë përpara procesin diplomatik, deri tani nuk ka asnjë shenjë konkrete që Rusia e dëshiron seriozisht paqen. Sipas tij, gjatë raundit të fundit të bisedimeve fundjavën e kaluar, Rusia intensifikoi sulmet ndaj Ukrainës. “Bombardimet ishin masive, siç nuk janë parë më parë në këtë luftë”, theksoi ministri gjerman. Sulmet ruse janë përqendruar veçanërisht te infrastruktura...
Burimi:
top-channel.tv