Bill Gates pjesë e dosjeve Epstein, reagon ish-bashkëshortja e miliarderit amerikan: Ka qenë periudha më e errët e martesës tonë

Bill Gates pjesë e dosjeve Epstein, reagon ish-bashkëshortja e miliarderit amerikan: Ka qenë periudha më e errët e martesës tonë

Miliona dokumente të reja të lidhura me Jeffrey Epstein, financieri i dënuar për abuzime seksuale, kanë nxjerrë në pah emra të njohur, përfshirë Bill Gates. Ish-bashkëshortja e tij, Melinda French Gates, ka reaguar duke i cilësuar dosjet si një kujtim të kohëve të dhimbshme të martesës së saj. Në një intervistë për podcastin NPR, Melinda French Gates tha se dëgjimi i akuzave lidhur me Epstein e ka mbushur atë me “trishtim të pabesueshëm” dhe ka rikthyer kujtime të dhimbshme nga periudha e martesës me Bill Gates. Ajo u shpreh se, megjithatë, ata që janë përmendur në dokumentet, përfshirë ish-bashkëshortin e saj, duhet të japin shpjegime dhe përgjigje për këto akuza. “Jam kaq e lumtur që jam larg nga kjo baltë”, tha ajo, duke reflektuar mbi...