Bilanci tragjik/ Mbi 200 nxënës dhe mësues janë vrarë në Iran që nga fillimi i luftës
Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, ka bërë të ditur se më shumë se 200 nxënës dhe mësues kanë humbur jetën që nga nisja e luftës. Ajo shtoi se 120 shkolla janë “dëmtuar rëndë”. Gjithashtu, sipas saj, edhe Kulla e njohur Azadi në Teheran ka pësuar dëmtime, deklaratë që e bëri në televizionin shtetëror. Ministri iranian i Arsimit kishte deklaruar më 11 mars se deri tani 206 nxënës dhe mësues janë vrarë dhe 161 të tjerë janë plagosur nga sulmet, sipas një raporti të agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA. Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit bën të ditur se deri më tani janë dëmtuar 42,914 prona civile. Prej tyre, 6,179 janë prona tregtare dhe 36,489 banesa, përfshirë rreth 10,000 në Teheran. “Së që nga...
Burimi:
syri.net