Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur
Uashingtoni zyrtar ka publikuar për herë të parë një pasqyrë të plotë dhe dramatike të pasojave të konfliktit të armatosur me Iranin. Sulmet hakmarrëse të Teheranit me raketa balistike dhe dronë kamikazë kanë lënë një bilanc të rëndë në radhët e ushtrisë amerikane të stacionuar në Lindjen e Mesme. Sipas të dhënave më të fundit të bëra publike nga Departamenti i Mbrojtjes, numri i trupave amerikane që kanë pësuar lëndime gjatë kësaj fushate sulmesh ka arritur në rreth 140. Viktimat në Kuvajt dhe Arabinë Saudite Përtej numrit të lartë të të plagosurve, bilanci bëhet edhe më tragjik për shkak të humbjeve të jetëve. Është konfirmuar zyrtarisht se shtatë ushtarë amerikanë kanë mbetur të vrarë si pasojë e goditjeve direkte të infrastrukturave ushtarake në territorin e Kuvajtit...
Burimi:
javanews.al