Bie përkrahja e serbëve për anëtarësimin në BE

Bie përkrahja e serbëve për anëtarësimin në BE

Foto ilustruese SERBI- Serbia, e cila prej 14 vjetësh në dhomën e pritjes së BE sa i përket integrimit po parakalohet aktualisht nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe Shqipëria në rrugën drejt Brukselit. Pritja e pafund me sa duket ka shtuar zhgënjimin e serbëve me Bashkimin Europian. Sondazhi i publikuar ditët e fundit në Beograd, tregon, se vetëm rreth një e treta e serbëve ende duan të bashkohen me BE-në. Sondazhi i kryer nga organizata me seli në Beograd, Qendra për Politikë Bashkëkohore (CSP), arrin në përfundimin, se vetëm 36 përqind e popullsisë është në favor të anëtarësimit në BE. Madje mbështetja për BE po bie me shpejtësi. Rreth 15 vjet më parë, 70 përqind e serbëve ishin në favor të anëtarësimit, shifra pësoi rënie në vitet që...