Bie lehtë nafta në bursa, tregu i paqëndrueshëm

Bie lehtë nafta në bursa, tregu i paqëndrueshëm

Çmimet e naftës u tërhoqën të martën pas rritjes që shënuan një ditë më parë. Nafta u ul me rreth 1.4% në bursa, duke zbritur në 112 dollarë për fuçi. Iniciativa e re e presidentit Donald Trump, Projekti Liria që filloi të hënën që parashikonte shoqërimin e anijeve të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit duket se nuk po jep ndikim të madh në tregjet e naftës. Ajo u prit me sulme të reja iraniane në Gjirin Persik, duke nxitur paqëndrueshmëri në treg. Sipas raportimeve nuk pati ndonjë rritje të trafikut detar pasi vetëm katër anije kaluan dje ngushticën, në një kohë që para luftës kalonin mesatarisht më shumë se 120 anije në ditë përmes kësaj rruge detare. Në këtë situatë nuk është shqetësues vetëm çmimi...