Bëri një artikull mbi Trump duke përdorur informacione sekrete qeveritare, nisin hetimet për gazetaren e ‘WP’, autoritetet amerikanë i kontrollojnë shtëpinë
Autoritetet federale amerikane kanë kontrolluar shtëpinë e një gazetareje të Washington Post, në kuadër të një hetimi paraprak mbi një rrjedhje të mundshme të informacioneve të klasifikuara qeveritare, kanë bërë të ditur zyrtarë të zbatimit të ligjit. Sipas urdhër-arrestit, hetimi lidhet me një administrator të sistemit kompjuterik në shtetin e Maryland-it, i cili dyshohet se ka marrë informacion të klasifikuar dhe e ka mbajtur atë në banesën e tij. Autoritetet theksuan se gazetarja nuk është objekt i drejtpërdrejtë i hetimit. Sipas raporimeve, gazetarja e Washington Post ka raportuar mbi fushatën e presidentit Donald Trump për shkarkimin e mijëra punonjësve federalë dhe përpjekjet për t’i detyruar institucionet të zbatonin axhendën e administratës së tij. Në muajin dhjetor, ajo botoi një artikull opinioni të bazuar në përvojën...
Burimi:
top-channel.tv