“Bëri foto me të dashurën time”/ Goditi për vdekje shokun e tij të klasës, zbardhet dëshmia e 19-vjeçarit: Doja ta vrisja sepse…

“Bëri foto me të dashurën time”/ Goditi për vdekje shokun e tij të klasës, zbardhet dëshmia e 19-vjeçarit: Doja ta vrisja sepse…

Një foto e një vajze dyshohet se është motivi i vrasjes së Youssef Abanoub, studentit 18-vjeçar me origjinë egjiptiane, i cili u ther me thikë brenda shkollës profesionale “Domenico Chiodo” në La Spezia. Për krimin është arrestuar Zouhair Atif, 19 vjeç, me origjinë marokene, nxënës në të njëjtën shkollë. “Doja ta vrisja. Ai nuk duhej t’i lejonte vetes të postonte një foto të tij dhe të dashurës sime në rrjetet sociale”, u shpreh autori. Megjithatë, sipas raportimeve thuhet se sipas miqve dhe familjarëve të viktimës, Abanoub nuk ishte aktiv në rrjetet sociale dhe se fotografia në fjalë mund të ketë qenë një imazh shumë i vjetër, i bërë vite më parë. Ndërkohë, xhaxhai i viktimës ka ngritur shqetësime serioze lidhur me sjelljen e autorit të...