Bejruti tronditet nga sulmet ajrore, shkon në 850 numri i të vrarëve që nga nisja e konfliktit

Bejruti tronditet nga sulmet ajrore, shkon në 850 numri i të vrarëve që nga nisja e konfliktit

Disa sulme ajrore goditën gjatë natës periferitë jugore të Bejrutit, ndërsa shpërthime u raportuan edhe në disa zona të Libanit jugor. Pamjet e publikuara nga Reuters tregojnë një re të madhe tymi mbi zonat jugore të kryeqytetit, të konsideruara si bastion i Hezbollahut, që prej kohësh janë shënjestër e sulmeve ajrore të Izrael. Ndërkohë, Izraeli ka lëshuar paralajmërime për evakuim për pjesën më të madhe të Libanit jugor, disa zona të kryeqytetit Bejrut si dhe Lugina e Beqaa, në përpjekje për të goditur pzicionet e Hezbollahut në të gjithë vendin. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, deri të dielën pasdite të paktën 850 persona janë vrarë dhe mbi 2,100 të tjerë janë plagosur që nga nisja e konfliktit. Këto shifra nuk janë verifikuar në mënyrë...