BE studion me kujdes vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA për tarifat e Trump, marrëveshja tregtare transatlantike përballet me pasiguri

BE studion me kujdes vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA për tarifat e Trump, marrëveshja tregtare transatlantike përballet me pasiguri

Bashkimi Evropian po e studion “me kujdes” vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së që vendosi se tarifat e Presidentit Donald Trump për pothuajse të gjitha produktet e importuara ishin të paligjshme. “Po e marrim parasysh vendimin dhe po e analizojmë me kujdes”, tha për AFP-në Olof Gill, zëdhënësi i Komisionit, duke shtuar se po priste “sqarime” nga qeveria amerikane “mbi masat që synon të marrë” pas vendimit. “Bizneset në të dyja anët e Atlantikut varen nga marrëdhënie tregtare të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të mbështesim tarifat e ulëta dhe të punojmë për t’i ulur ato”, shtoi ai. Komisioni Evropian ende nuk ka thënë se cilat do të jenë pasojat e këtij vendimi për marrëveshjen tregtare që përfundoi verën e...