BE sanksionoi Gardën Revolucionare/ Shtabi i Përgjithshëm i Iranit: Pasojat do të bien mbi Evropën!
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit, në një deklaratë, dënoi përcaktimin e Gardës Revolucionare nga BE-ja si një organizatë terroriste, duke paralajmëruar se: "Pasojat e rrezikshme të këtij vendimi armiqësor dhe provokues, do të bien drejtpërdrejt mbi politikëbërësit evropianë". “Veprimi irracional, i papërgjegjshëm dhe i neveritshëm i BE-së u ndërmor padyshim në bindje ndaj politikave hegjemonike dhe çnjerëzore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, dhe pasqyron thellësinë e armiqësisë dhe pakënaqësisë së udhëheqësve të bllokut ndaj Iranit, forcave të tij të armatosura dhe sigurisë së tij”, shtoi ai, i cituar nga IRNA. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Iranit, në një deklaratë të lëshuar mbrëmë, e quajti vendimin e BE-së "të paligjshëm, provokues dhe hipokrit", duke thënë: "Evropianët duhet të mbahen përgjegjës për...
Burimi:
syri.net