BE “replikon” me SHBA, Kallas: Evropa e zgjuar, nuk përballet me zhdukje qytetërimi

BE “replikon” me SHBA, Kallas: Evropa e zgjuar, nuk përballet me zhdukje qytetërimi

Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Kaja Kallas, ka hedhur poshtë pretendimin se Evropa përballet me “zhdukje qytetërimi”, duke kundërshtuar kështu kritikat ndaj kontinentit nga administrata Trump. Kallas e bëri deklaratën këtë të diel në Konferencën e Sigurisë në Mynih, një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dha një mesazh qetësues për aleatët evropianë. Kallas gjatë fjalimit të saj iu referua kritikave në strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA-së, të publikuar në dhjetor. Në dokument thuhej se Europa po dobësohet nga politikat e saj të emigracionit, rënia e normave të lindshmërisë, “censura e lirisë së shprehjes dhe shtypja e opozitës politike”, si dhe nga “humbja e identiteteve kombëtare dhe e vetëbesimit”. “Në kundërshtim me atë që mund të thonë disa, Europa...