BE refuzon Trump për Hormuzin, Europa kundër përfshirjes në konflikt në Lindjen e Mesme: Nuk është çështje e NATO-s
Donald Trump po shfaqet gjithmonë e më i irrituar nga ajo që e konsideron përgjigje të munguar nga aleatët europianë të Amerikës, të cilët po e refuzojnë njëri pas tjetrit kërkesën e tij për ndihmë. Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se lufta me Iranin “nuk është çështje e NATO-s”, ndërsa zyrtarët në Francë kanë bërë të qartë se Parisi nuk do të dërgojë forca detare në Gjirin e Hormuzit si pjesë e një përpjekjeje të udhëhequr nga SHBA për ta detyruar hapjen e ngushticës nga ku kalon një e pesta e naftës së globit. Duke folur për BBC Newsnight, Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, po ashtu u shpreh se nuk e mbështet “përshkallëzimin e situatës” përmes dërgimit të ushtrisë së vendit të tij për të...
Burimi:
top-channel.tv