BE reagon ndaj përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Të mbrohen civilët
Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka reaguar pas sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izrael ndaj Iran, si dhe kundërpërgjigjes së Teheranit me dronë dhe raketa. Përmes një postimi në rrjetin social X, Kallas i cilësoi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme si “të rrezikshme”, duke theksuar se Bashkimi Europian po punon për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Sipas saj, BE-ja është në koordinim me partnerët arabë për të gjetur rrugë diplomatike që do të ulnin tensionet. “Mbrojtja e civilëve dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar humanitar është prioritet”, u shpreh ajo. Kallas bëri të ditur gjithashtu se rrjeti konsullor i BE-së është angazhuar për të lehtësuar largimin e shtetasve europianë nga zonat e rrezikut, ndërsa personeli jothelbësor i...
Burimi:
kohajone.com