BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve për luftën në Ukrainë, Ursula von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë
Komisioni Europian ka prezantuar paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj vazhdimit të luftës në Ukrainë dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj objektivave civile. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se ndërsa Ukraina po mbrohet “me guxim të jashtëzakonshëm” në fushën e betejës, Kremlini po intensifikon krimet e luftës duke goditur qëllimisht shtëpitë dhe infrastrukturën civile. Sipas saj, impiantet e energjisë dhe sistemet e ngrohjes janë vënë në shënjestër, duke lënë komunitete të tëra pa energji elektrike në temperatura shumë të ulëta. “Kjo nuk është sjellja e një shteti që kërkon paqe. Është sjellja e një kombi që zhvillon një luftë shkatërruese kundër një popullsie civile të pafajshme”, u shpreh von der Leyen. Ajo paralajmëroi se Rusia do të ulet...
Burimi:
top-channel.tv