BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se marrëdhëniet transatlantike “kanë pësuar një goditje të madhe gjatë javës së fundit”. Reagimi erdhi pasi liderët e BE-së u mblodhën në një samit urgjent pas javësh kërcënimesh nga presidenti amerikan, Donald Trump, për Groenlandën, kërcënime që u tërhoqën papritur pas një marrëveshjeje të paqartë për sigurinë në Arktik. Duke përmbledhur klimën, Kallas tha se BE-ja po jeton në një situatë të paparashikueshme. “Një ditë është kështu, ditën tjetër gjithçka mund të ndryshojë sërish”, u shpreh ajo. Kallas theksoi se, megjithëse marrëdhëniet me SHBA-të janë tronditur, evropianët “nuk janë të gatshëm të hedhin poshtë 80 vite marrëdhënie të mira”. Pas samitit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se uniteti i BE-së dhe angazhimi me SHBA-të “në...
Burimi:
javanews.al