No Image Available

BE-ja paralajmëron për pasoja pas kërcënimit të Trumpit me tarifa shkaku i Grenlandës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen të dielën për një takim urgjent për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj kërcënimit të SHBA-së për tarifa si përgjigje ndaj kundërshtimit për Grenlandën. Qysh të shtunën, ata paralajmëruan për një “spirale të rrezikshme rënëse” pas zotimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të zbatuar tarifa gjithnjë e në rritje ndaj aleatëve evropianë, derisa SHBA-së t’i lejohet të blejë Grenlandën. Në një postim në Truth Social, Trump tha se tarifa shtesë prej 10% për importet do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Britania e Madhe — të gjitha tashmë subjekt i tarifave të vendosura nga...