BE dhe Britania e Madhe zotohen për fuqizimin dhe zgjimin e Europës
Bota E Shtunë, 14 Shkurt 2026 18:09 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri britanik, Keir Starmer në konferencën e sigurisë në Mynih dhanë mesazhe të forta për forcimin e mbrojtjes evropiane dhe afrimin mes Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar. Von der Leyen foli për një “zgjim të vërtetë evropian”, duke theksuar se Evropa duhet të ndërtojë kapacitete strategjike në hapësirë, inteligjencë dhe aftësi goditëse. Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se Evropa duhet të ndërtojë “fuqinë e saj të fortë” për t’u përballur me sfidat e kohës. Starmer njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do të dislokojë grupin e saj aeroplanmbajtës në Atlantikun e Veriut dhe në rajonin e Lartë të Veriut këtë vit, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe...
Burimi:
kohajone.com