BE bie dakord, kredi 90 miliardë euro për Ukrainën

BE bie dakord, kredi 90 miliardë euro për Ukrainën

kancelari gjerman GJERMANI- Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së kanë arritur një kompromis mbi financimin e ardhshëm të Ukrainës. Kancelari gjerman Friedrich Merz pas samitit të BE-së në Bruksel, njoftoi, se Ukraina do të marrë një kredi pa interes prej 90 miliardë eurosh nga BE-ja. Këto fonde janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat ushtarake dhe buxhetore për dy vitet e ardhshme, deklaroi Merz. "Ne do t'i mbajmë asetet ruse të ngrira derisa Rusia të ketë kompensuar Ukrainën", tha Kancelari Merz. "Dhe ne rezervojmë shprehimisht të drejtën: Nëse Rusia nuk do të ofrojë kompensim, ne - në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar - do t'i përdorim asetet ruse." Merz e përshëndeti dakordimin e BE si "sukses të madh", edhe pse zgjidhja ishte ndryshe nga propozimi...