BBC: SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, përgatiten skenarë për operacione në Iran

BBC: SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, përgatiten skenarë për operacione në Iran

Bota E Diel, 29 Mars 2026 18:01 Mijëra trupa shtesë amerikane kanë mbërritur dje në Lindjen e Mesme, në një kohë kur tensionet me Iranin vijojnë të mbeten të larta, sipas BBC. Sipas raportimit të “The Washington Post”, Pentagoni po përgatitet për operacione tokësore që mund të zgjasin për disa javë, megjithëse ende nuk është e qartë nëse presidenti Donald Trump do të japë miratimin përfundimtar. Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se anija luftarake “USS Tripoli” ka mbërritur në rajon. Sipas një deklarate në rrjetet sociale, ajo drejton një njësi prej rreth 3 500 marinarësh dhe marinsash, të mbështetur nga avionë transporti dhe avionë luftarakë sulmues. Më herët, pas një takimi me ministrat e Jashtëm të G7-ës në Francë, i pyetur nga gazetarët nëse...