Burimi:
kohajone.com

Foto © kohajone.com
BBC publikon listën: Kujt “ia ka vënë syrin” Trumpi pas Venezuelës
Mandati i dytë i presidentit amerikan Donald Trump po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Pas operacionit dramatik në Venezuelë, ku u synua kapja e presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, analistët shohin një rikthim të Doktrinës Monroe dhe përpjekje për të rivendosur epërsinë amerikane në hemisferën perëndimore. Sipas BBC-së, disa vende duket se janë në shënjestrën e Uashingtonit. Trump ka shprehur interes për Groenlandën, ishullin arktik pjesë e Mbretërisë Daneze, duke argumentuar nevojën për siguri kombëtare dhe për pasuritë minerale, për shkak të pranisë së anijeve ruse dhe kineze në rajon. Vetëm pak orë pas operacionit në Venezuelë, ai paralajmëroi presidentin kolumbian Gustavo Petro, duke theksuar rolin kyç të Kolumbisë në tregtinë e drogës dhe pasuritë minerale dhe energjetike të...






