“Bashkohuni me vizonin e presidentit Trump”, Rubio: Duam një Europë të fortë, jo një shërbëtore të SHBA-së

“Bashkohuni me vizonin e presidentit Trump”, Rubio: Duam një Europë të fortë, jo një shërbëtore të SHBA-së

Kreu i diplomacisë amerikane, Marco Rubio, tha sot se Shtetet e Bashkuara nuk duan një Evropë të “varur” ose një “shërbëtor”, një ditë pas fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku u kishte bërë thirrje evropianëve të merrnin pjesë në vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump. “Ne nuk duam që Evropa të jetë e varur, nuk i kërkojmë Evropës të jetë një shërbëtore e Shteteve të Bashkuara”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Bratislavë, me kryeministrin sllovak Robert Fico në krah të tij, duke shtuar se SHBA-të duan një “partner”. Sekretari i Shtetit i SHBA-së këmbënguli se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të kenë “një Evropë të fortë” në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike po kalojnë një periudhë...