Bashkimi Evropian nis ndihmat humanitare për Libanin
Bashkimi Evropian do të nisë nesër dërgimin e ndihmave humanitare drejt Libanit për të mbështetur popullsinë e prekur nga përshkallëzimi i konfliktit në rajon, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ndihmat pritet të shkojnë në ndihmë të rreth 130 mijë personave, tha von der Leyen gjatë një videokonference të zhvilluar sot me liderë nga vendet e Lindjes së Mesme, mes tyre edhe presidenti libanez Joseph Aoun. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, afro 700 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban gjatë ditëve të fundit për shkak të sulmeve ajrore izraelite që kanë në shënjestër Hezbollahun. Qeveria libaneze bëri të ditur se gjatë javës së fundit sulmet ajrore kanë shkaktuar 394 viktima dhe rreth 1 160...
Burimi:
vizionplus.tv