Bashkëpunoi me policinë sekrete jugosllave/ PPE do marrë në pyetje komisioneren Marta Kos

Bashkëpunoi me policinë sekrete jugosllave/ PPE do marrë në pyetje komisioneren Marta Kos

Nga Sebastian Starcevic, POLITICO Grupi më i madh politik në Evropë kërkoi të mërkurën një seancë të posaçme në Parlamentin Evropian për të marrë në pyetje Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me akuzat se dekada më parë ajo kishte bashkëpunuar me policinë sekrete në ish-Jugosllavi. Kos i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se nuk kishte pasur lidhje me shërbimin inteligjent jugosllav në vitet ’80, gjatë seancës së konfirmimit të saj në vitin 2024 në Parlament. Megjithatë, akuzat u rikthyen javën e kaluar me mbështetjen e një eurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane (PPE), familja politike e Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, e cila është edhe shefja e Kos. Kabineti i Kos nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Por një zyrtar i Komisionit...