Bashkëpunimi me SHBA, Venezuela zëvendëson komandantët e lartë ushtarakë
Liderja e përkohshme e Venezuela, Delcy Rodríguez, ka zëvendësuar komandantët kryesorë ushtarakë një ditë pas emërimit të një ministri të ri të mbrojtjes. Rodríguez tha se emërimet e reja do të garantojnë “sovranitetin, paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial” të Venezuelës. Që nga largimi i Maduros nga pushteti, Rodríguez është distancuar nga qeverisja e mëparshme dhe ka bashkëpunuar ngushtë me SHBA, duke rikthyer marrëdhëniet diplomatike në fillim të marsit. Emërimet e reja përfshijnë: Dilio Alejandro Agüero Montes, komandant i marinës; Royman Antonio Hernández Briceño, komandant i forcës ajrore; Rubén Darío Belzares Escobar, komandant i ushtrisë dhe Gustavo González López, ministër i mbrojtjes, duke zëvendësuar Vladimir Padrino López, aleatin e Maduro-s. González López ka qenë më parë drejtori i shërbimit inteligjent Sebin gjatë qeverisjes së Maduro-s dhe...
Burimi:
top-channel.tv