Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së të hënën. Maxwell u paraqit virtualisht për një dëshmi me dyer të mbyllura nga burgu i Teksasit ku po vuan një dënim me 20 vjet burg për trafikim seksual. Kryetari i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, tha se “siç pritej”, Maxwell kërkoi Amendamentin e Pestë, që i jep të drejtën për të heshtur. “Kjo është padyshim shumë zhgënjyese,” tha ai. “Kishim shumë pyetje për të bërë në lidhje me krimet që ajo dhe Epstein kryen, si dhe pyetje në lidhje me bashkëpunëtorët e mundshëm.” “Ne sinqerisht duam të arrijmë në të vërtetën për popullin amerikan dhe drejtësi për të mbijetuarit, kjo...
Burimi:
opinion.al